SHPËRNDAJE

Me këtë kartolinë të përpunuar nga patrioti Spiridon Ilo, si shenjë mirënjohje ndaj ndihmës së SHBA në mëkëmbjen e Shtetit hqiptar, duhet përkujtuar Thomas Woodrow Wilson, i cili arbitroi fort lumturisht në mbështetje të kërkesave legjitime për mbijetesë të kombit tonë, gjatë debateve të Konferencës së Paqes në Paris.

Kartolina ka dalë në qarkullim më 1920, kur presidenti Wilson i dërgoi krerëve të Konferencës kabllogramin e famshëm:

“As unë, as kombi amerikan nuk do të lejojmë që kombi shqiptar që lufton për lirinë e vet prej tash 2000 vjetësh, të sakrifikohet për ambicje politike”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here