SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian, përkatësisht Gjermania dhe Franca dëshirojnë që të anashkalojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak të qëndrimit të shumicës së administratës së Donal Trump për idenë e korrigjimit të kufijve. Kështu shkruan sot gazeta serbe ‘Blic’, e cila shkrimin e saj e bazon në disa burime të sigurta brenda Brukselit.

“Samiti e ka bërë të qartë se nuk ka lojëra me kufij në Ballkan dhe Evropë”, ka thënë një diplomat i nivelit të lartë për punë të jashtme.

Sipas këtij burimi diplomatik, në Berlin është konstatuar se çfarëdo prekje e kufijve do të hapte çështjen e Republika Srpskas dhe Shqipërisë së madhe, dhe kjo është parë si një gjë që të përfundonte me një kaos.

“Takimi i Berlinit ishte një ndalesë në minutën e fundit. Shpresojmë që Samiti i Parisit ta ri konfirmojë këtë “, thuhet tutje.

Ndër të tjera thuhet se në Berlin nuk ka pasur ndonjë presion për të njohur pavarësinë e Kosovës, sepse nuk është një emergjente.

“Sundimi i Ligjit, demokracia, lufta kundër krimit janë cekur si çështje urgjente”, thuhet tutje.

Ndërkohë sa i përket qëndrimeve të liderëve në Berlin, gazeta potencon që i vetmi që në një farë forme e ka kundërshtuar Samitin Berlinit ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me arsyetimin se ‘presim ndihmën e amerikanëve”.

Thuhet se në Berlin, Merkel dhe Makron kanë kërkuar që të bëhet një pezullim i taksës për një periudhë prej 6 muajsh, me qëllim të zhbllokimit të dialogut, dhe ndërhyrjes së tyre në të, raporton Gazeta Express.

Ministrja për Integrime Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimovic teksa ka folur për Blic, ka thënë se Merkel dhe Makron së shpejti duhet të tregojnë kapacitetet e tyre që të nxisin Prishtinën të heq taksën ndaj produkteve serbe e cila e ka bllokuar dialogun.

Si rezultat kryesor i Samitit të Berlinit u konstatua se ishte marrëveshja për të vazhduar me dialogun, duke anashkaluar idenë e korrigjimit të kufijve. Ky samit u pa edhe si dështim i treshës Thaçi-Rama- Vuçiq, gjë të cilën dje e pranoi edhe vetë presidenti serb.

Ndërkohë pas pak ditësht, me 7 maj në Berlin do të nis një vizitë Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, i cili do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e me të cilën do të flasin edhe për Ballkanin Perëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here