SHPËRNDAJE

Shkruan: Luigj GECI

Kush janë banorët antikë të Pulies dhe të gadishullit Salentin, mesapët dhe iapigët? Mbishkrimet mesape, pesëmbëdhjetë vite të shkuara, ishin një mister i padepërtueshëm.

Por, hulumtimet e fundit kanë gjetur se gjuha e mesapëve dhe e iapigëve ka harmoni të plotë, në fenomenet më të rëndësishme fonetike, morfologjike dhe leksikore, me gjuhën shqipe, kështu që mesapishtja na përfaqëson, nga lashtësia e monumenteve të saja, ilirishten antike apo një prej dialekteve antikë ilirikë, ashtu siç, gjuha shqipe na përfaqëson fazën më të fundit të ilirishtes antike apo të një prej dialekteve të ilirishtes antike.

Nuk ka asnjë dyshim pra, që mesapët dhe iapigët – degë të së njëjtës familje, – kanë ardhur në Italinë e jugut nga Iliria, pikërisht ashtu sicc thonë rrëfimet e antike.

Arkeologjia, duke afirmuar analogjitë e qarta mes qeramikës arkaike kretase dhe asaj mesape, deklaron se “mesapët i përkisnin një familje të madhe që jetoi në Egje në epokën parahelenike” [shënim i përkthyesit: popullsi pellazge].

Por, gjuhësia, në lidhje me ccështjen mesape, na mëson se iapigët italianë, duhen lidhur me iapudët ilirë, dhe se Calabri-t e Italisë, lidhen me Galabri-t e gadishullit Ballkanik [ilirik]. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here