SHPËRNDAJE

“Rusia është revoltuar nga “sulmi i policis se Kosovës në rajonin serb”, kështu e fillon artikullin media e njohur britanike Sky News, duke përshkruar ngjarjen që ndodhi sot në Mitrovicën Veriore, transmeton Gazeta Metro.

Operacioni i madh që kryen Njësia Speciale gjatë ditës së sotme në Mitrovicën Veriore, u përcoll me ngjarje të shumëta, duke marrë parasysh që u kapën edhe dy zyrtarë të UNMIK’ut, njëri prej tyre rus.

Sky News në një artikull të publikuar shkruan se arrestimi i zyrtarit rus solli reagime të ashpëra nga Rusia, të cilët janë revoltuar nga aksioni i Policisë së Kosovës.

“Gjatë operacionit policor, kosovarët kapën dy zyrtar të UNMIK’ut, njëri prej tyre rus. Kjo nxiti dënime të ashpëra nga UNMIK dhe Moska”, shkruan në raportin e publikuar.

Tutje, Sky News citon edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vucic, i cili tha se ushtria e Serbisë po qëndron në gjendje gatishmërie dhe mund të niset për në Kosovë, përcjell Gazeta Metro.

“Forcat tona po qëndrojnë në gjendje gatishmërie, nëse ka ndonjë shqetësim të madh ndaj popullit në veri të Kosovës, ne do të mbrojmë popullin tonë”, tha ai gjatë ditës së sotme.

Sidoqoftë, kësaj deklarate iu kundërpërgjigj menjëherë presidenti Thaçi, i cili ka thënë se edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të gatshme t’i përgjigjen çfarë do lloj sulmi që vjen nga ana serbe.

Rreth këtij aksioni kanë reaguar edhe figura të tjera politike të vendit si kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli. Ndërsa, edhe Bashkimi Evropian ka dalë në mbrojtje të Kosovës, duke thënë se sundimi i ligjit duhet të sigurohet në gjithë territorin e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here