SHPËRNDAJE

Shkruan: Anastas SHUKE

Ky do ishte një argumentim për vijimësinë mes ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve.

Iliri mund të ndahet në Yll-i-Ri, afër si kuptim me Bir i Yllit. Ose: Yllir/ilir me mbaresën -r të kuptuar si formë pronore “i Yllit”, afër me “bir i Yllit”.

Emblema e Skenderbeut me shenjen e Zotit, Yllit zanafillor me 8 cepa, i lexuar Di-mir ne Shumerisht. Ylli me 6 cepa mbi kokat e shqiponjes eshte forma e tij e mevonshme.
Emblema e Skenderbeut me shenjen e Zotit, Yllit zanafillor me 8 cepa, i lexuar Di-mir ne Shumerisht. Ylli me 6 cepa mbi kokat e shqiponjes eshte forma e tij e mevonshme.

Nga ana tjetër: “Arbër” mund të rindërtohet fonologjikisht si “Alban”, afër me “al-ben”, ose ≈ al-bin, ≈ el-bir (me rotacizëm n>r), ≈ Bir i Yllit, ose: Arbër të rindërtohet si: al-bër < al-bën < ylli-bën, i bërë/mbirë nga ylli, pra sërish ARBER ≈ Bir i Yllit, njëlloj si ILIR, Yllir – Bir i Yllit.

Vini re se termi “ben” ka kuptimin ‘bir’ në Hebraisht, dhe po ashtu në Arabisht kemi bin = ‘bir’. Fjalët “bir” dhe “yll” janë fjalë të mbarë gjuhës Shqipe, e vërtetueshme kjo me shembuj të shumtë dhe me bazën foljore zanafillore të tyre.

Shenja kunjiforme AN, IL, Di-ngir, Di-Mir
Shenja kunjiforme AN, IL, Di-ngir, Di-Mir

Vini re gjithashtu se shenja kunjiforme YLL tregon yllin, qiellin, dhe Zotin pra, Atin……. atë që i Di të gjitha mir – Dimir-in……Per te mos patur keqkuptime… Nuk mund te flasim per njerez apo popull te ardhur nga yjet pa argumente te tjera, me te forta.

Por mund te themi ne menyre figurative, ashtu sic del nga krahasimi i simboleve te bashkangjitura ne kete postim, se iliret ishin bij te Yllit, bij te Zotit At, pra pasardhes te nje kulture qe kishte simbol qendror Yllin.

Ylli i Zotit, shenja e vendosur ne fasadat e ministrive tona, e njejte me origjinen e saj ne shkrimin kunjiform.
Ylli i Zotit, shenja e vendosur ne fasadat e ministrive tona, e njejte me origjinen e saj ne shkrimin kunjiform.

Ky simbol ishte perdorur plot kuptim dhe me lexime konkrete ne sistemin e shkrimit kunjiform te shpikur mbi 5000 vjet me pare ne Vendin e Mire, ne Shumer, pra eshte nje simbol me zanafille mjaft me te lashte se bijte trashegimtare te tij iliret.

Flamuri shqiptar me shenjen e zotit mbi shqiponje, nje propozim qe reflekton zanafillen tone te mundshme.
Flamuri shqiptar me shenjen e zotit mbi shqiponje, nje propozim qe reflekton zanafillen tone te mundshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here