SHPËRNDAJE

Dr. Skender Rizaj pyet dhe jep përgjigje: “Po serbët kush janë”?! “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj., në përgjithësi te popujt etj. “Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën në krahun e djathtë të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë edhe erdhën këndej parit.

Një gjë që gjatë studimeve të mia për serbet e kam konstatuar është se e tërë ” historia ”e tyre e shkruar nga ata dhe miqtë e tyre nuk është gjë tjetër vetëm se një histori e vjedhur nga ne ,ndërrim emrash dhe përshtatje për mbulimin e zbrastirës së tyre historikee me diçka që kurrë s`ka qenë e tyre. “Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fiset turko-avare” e të nisur nga tokat e Persisë , Iranit të sotëm.

Mjete moderne të kohës na e bëjnë të mundur që të arrijmë në përfundime spektakolare për prejardhjen e serbëve, të vetëquajtur “popull hyjnor” . Në konferencën e quajtur “Elementet Etnik paraslavik në Ballkan dhe etnogjeneza e sllavëve të Jugut ” (1968) arrihet në përfundim se” deri ne ditët e sotit arkeologjia nuk ka mundesi te na jep një dokument për një ardhje masive të sllavëve ne siujdhesën ballkanike gjatë shek.6 -të .Por ata ishin thjeshtë turko-avar.

” Sot sllovenët , kroatët ,boshnjakët dhe serbët , janë përfundimisht vetëm folës të gjuhëve sllave , por për të parët e tyre mund të pyetet se çka ishin :avar ,turq bullgar apo diëka tjetër (Denis Bašić The roots of the religious, Ethnic and Natioanl Identity of S.S.B.H) ” Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve..Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte qerrja e tërhequr nga buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka prejardhjen edhe e kapuçi i famshëm serb – šajkača ( shajkaqa)”( Miodrag Milanović : Srpski stari vek- etnogeneza Srba). Ndryshimi në mes të serbëve të sotit dhe” serbëve të dikurshëm” është shumë i madh thot në librin e tij ” Srbi u srednjon veku”.historiani serb Sima Çirkoviç.1

Një ngjashmëri apo një origjinë e serbëve me fisin e sotëm Kashkai të Iranit.? Kush janë këta Kashkai (Persisht قشقایی)? Një aglomeracion nomadësh që sot jetojnë në provincat Fars, Huzestan dhe Isfahan . I flasin dy gjuhë, ate persishte dhe gjuhën Kashkai ,gjuhë që i takon familjes së gjuhës turke. Kashkait ishin gjithmonë por edhe sot e kësaj dite janë popull nomad blegtoral. Çdo vit shëtisin me kopetë e tyre nga kullosat malore të verës në veriun e Shirazit dhe deri 500 km në kullosat e tyre të dimrit në ultësirat e ngrohta në afërsi të Gjirit Persik.( Hawley, Walter A. (1913) Oriental Rugs Antique & Modern. Reprint: Dover Publications, New York ) Fiset e Azisë Qendrore të shtyrë nga luftërat, zënka ndërfisnore dhe përmbytjet kanë qenë të detyruar që t`i lëshojnë stepat e tyre në mënyrë që të kërkojnë toka të “|reja” pë ta., sikur se hunët vizigotët ,parabullgarët duke pushtuar Indinë dhe Europën. Racat turke duke i braktisur vendët e tyre ku me shekuj ishin rritur filluan herët të lëvizin në mes të Maleve Altai dhe Kaspikut. Një kashkajas shkruan : ” Ne jemi racë turke dhe të gjuhës turke ; disa thonë që jemi pasardhës të fisit turk Ogur, të njohur nga ashpërsia e tyre dhe sjellja prej bishe , dhe emri i ynë Kashkai rrjedhë nga Kashka Turke që do të thotë” Kali me yllin e bardhë në ballë” Ne jemi të ardhur nga Kashgari ” Janë të njohur për rrobat e tyre prej leshi. Çdo rrjedhë historike , në mënyrë të vet është një dëshmi e jo vetëm zhvillimit dhe fatit të vet , por edhe rrjedhës së civilizimit të tij dhe rrymimeve nëpër të cilat ka kaluar një popull; e njejtë me te edhe veshmbathja e tij.” Ashtu edhe shajkaqa e cila në veshjet popullore serbe e ka vendin e vet ,dhe për serbët vlenë si diçka kombëtare me theks të posaçëm pë historinë të cilën e ka kaluar dhe në të njetën kohë si përkujtues i historisë dhe fatit të një populli dhe të njejtë kohë si sinonim për Serbin (Mile Nedeljković ŠAJKAČA poreklo i značaj srpske kape )” “”Kur serbet si vullnetarë iu bashkuan ushtrisë së krishterë austriake në luftë kundër Islamit , në të njetën kohë kohë duke e ëndërruar çlirimin e vendit të tyre nga Turqit (Mile Nedeljković, po aty)’ atëherë serbët morrën falas uniformën e përgatitur nga austo-hungarezët. Në këtë me rëndësi të posaçme ishte kapuçi “ shajkaqa” që ushtria serbe e barti në kokë në luftërat 1876-1878.””. Pse Austria kur e dezenjoi uniformën e ushtarit serb e parapau edhe shajkaqen ? Për t`iu treguar prejardhjen e tyre apo diçka tjetër.? Nga studimet për shajkaqën shihen dilema në mendimet e historianëve serb për “krenarinë ” serbe.2Disa, apsolutisht nuk pajtohen me këtë krenari. ” Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve..Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte qerrja e tërjequr nga buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka prejardhjen edhe e kapuçi i famshëm serb – šajkača ( shajkaqa)”( Miodrag Milanović : Srpski stari vek- etnogeneza Srba).

Pra ,nga dëshira e tyre për të treguar “autoktoninë ” në këto toka nuk pajtohen që dikush t`u nxjerrë në pah të kaluarën e tyre si dhe prejardhjen e vërtetë. Ka shumë gjëra që të japin fakte për origjinën e tyre turko -avare ,por duhet studjuar. Natyra e shkrimit tim të sotëm nuk më lejon të zgjerohem shumë ,por ja edhe një shembull” Emri serb “Gospodar ” për ”Zotëriun” rrjedhë nga Altaikët t cilët fjalën e kishi huazuar nga persishtja “Gospanddar ” që thoshte dikur “pronar i deleve”. Serbët u konvertuan në
Krishtërimin ortodoks me urdhërin e Herakliusit , në mënyrë që me anën e fesë të zbutë kaosin të cilën e sollën avaro-turko-sllavët në tokat e Ilirikumit.
( Librat që e tregojnë prejardhjen turo-avare të serbëve ” Balkan worlds: the first and last Europe” Traian Stoianovich; “The Cambridge Medieval History Series “volumes 1-5 By J.B. Bury; ”The Roots of the Religious, Ethnic, and National Identity of the Bosnian … Denis Bašić; “In Search of the Lost Tribe: The Origins and Making of the Croation Nation “ Osman Karatay etj. etj.)

Fahri Xharra

34

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here