SHPËRNDAJE

Autorë: Gezim dhe Shpetim hoxha

Jezu Krishti ishte qytetar romak, nipi i Mark Antonit dhe mbretëreshës Kleopatra të Egjiptit”. – ky ishte përfundimi i kërkimeve të shkrimtarit dhe studiuesit antropolog Alessandro De Angelis, duke krijuar një kaos dhe provokuar reagime të forta në botën katolike. Në këtë libër tw botuar prej antropologut, hidhet dritë për prejardhjen e Marias, nënës së Jezusit.

Një provë e pakundërshtueshme që Maria ka pasur prejardhje mbretërore dhe nuk ka qenë e varfër është vetë emri i saj, Maria e Kleopas. (Edhe pse kanë rrjedhur shumë ujëra që atherë në thelb asgjë nuk ka ndryshuar. Edhe sot e kësaj dite ne përsëri themi i biri filanit apo i filanes në varësi se kush nga prindërit gëzon më tepër famë apo njihet më shumë nëpër rrethe të caktuara shoqërore. Kleopatra kishte dukshëm një marrëdhënie me Simone Boeto nga e cila lindi Maria, këtë e dimë nga ungjijtë.) Unë gjithashtu jam Maria, – thotë ajo me gojën e saj – nëna e Jakobit, birit të Jozefit, marangozit, të cilit edhe i jam dhënë.

Thonë se Maria ka qenë gruaja e tretë e mbretit Herodi i Madh.- kështu thuhet ndër të tjera në fillim të librit me titull “Gesú Roman” të këtij studiuesi. Gjithashtu në lidhje me këto ka folur edhe historiani hebre Jozef Flavio. Herodi pasi e zbulon që Maria donte ta helmonte, divorcohet prej saj. Ajo largohet me një burrë tjetër nga Jeruzalemi, për të shpëtuar veten por kryesorja Jezusin, të cilit Herodi ia hoqi të drejtën e fronit.

I vetmi shpjegim i mundshëm për këtë gjë është fakti se Herodi e kishte zbuluar se Jezusi nuk ishte djali i tij dhe se Maria e kishte tradhtuar me një burrë tjetër. Pasi ikën nga Jeruzalemi ata u strehuan për 3 vjet në Egjipt nga Faraoni Aleksandër Helios, i biri i Kleopatrës dhe Mark Antonit dhe ndejtën tre vjet në Egjipt. Pas vdekjes së Kleopatrës në vitin 30 para Krishtit dhe të Ptolemeut XV, Aleksandër Helios emërohet si Faraoni i Egjiptit. Themi emërohet sepse në fakt në këtë kohë Egjipti u aneksua nga Perandoria Romake.

Në qoftë se Maria ishte e bija e mbretëreshës Kleopatra, Aleksandër Helios duhet të jetë vëllai i saj, dhe kjo do të shpjegonte takimin me Faraonin. Në këtë pikë Jezusi, përveç se është faraoni i fundit i Egjiptit i dinastisë së Ptolemeut, i cili kishte lidhje gjaku me Aleksandrin e Madh, ( ai është kushëriri Ii Ptolemeut I), është edhe nipi i Mark Antonit dhe ka gjak romak.

Këtu mund të nxjerrim edhe një përfundim llogjik. Mund të themi se në venat e Jezusit përveç gjakut romak i rridhte ndër vena edhe gjak ilir. Këtë e themi për arsye se dihet nga të gjjithë se Aleksandri i Madh ka qenë ILIR.

Për prejardhjes e tij jo HEBREJE kemi edhe një provë tjetër. Komuniteti Mandean u formua kur Jezusi ishte ende gjallë, kështu që dëshmia e tyre është e rëndësishme, dhe Jezusi vetë do të dëshmojë për këtë gjë në Ungjillin e tyre. Kur e sollën te Pilati ai iu përgjigj pyetjes së tij dhe në të vërtetë ai tha: “Unë nuk jam pjesë e shtëpisë së Jakobit dhe kombit të Izraelit …” (F. W. K. Müller, Handschriften p.34-36).

Ja, të vërteta të tilla zbuluan templarët në tokën e shenjtë. Këto zbulime që çuan në mosbindje ndaj PAPËS ndoshta ishte dhe një prej arsyeve që u zhdukën si urdhër më 1312 –tën e largët. Po çfarë ishin templarët, çfarë përfaqsonin ata në të vërtetë dhe më në fund a ka gjurmë templare në Shqipëri?

Shumë janë thënë e janë shkruar për templarët. Në Wikipedia ka informacion me bollëk. Aty thuhet se ky urdhër u krijua prej mugjëve në vitin 1119 dhe mori bekimin e Kishës Katolike Romake rreth vitit 1129. Për ta dhe prejen mbretërore të Jezusit ka shkruar edhe Dan Brown në librin e tij best seller “Kodi i Da Vinçit”.

Kjo histori lidhet më së shumti me Jeruzalemin, pra me tokën e shenjtë. Ajo nuk është një histori dosido sepse ndërthurr në vetvete shumë gjëra dhe midis tyre edhe besimin. Ashtu si u krijua urdhri i templarëve, kishte si qëllim kryesor mbrojtjen e pelegrinëve të cilët vizitonin tokën e shenjtë. Urdhrit iu caktuan edhe detyra të tjera si: ruajtja e varrit të Zotit (varrit të Jezu Krishtit), si dhe sigurimi i karvanëve tregtare që vinin nga Evropa për në Jeruzalem, nga arabët. Ata e pushtuan Jeruzalemin dhe e mbajtën atë për disa dekada.

Gjatë kësaj kohe ata hyjnë në kontakt me shkolla të ndryshme mistike si me atë Esene dhe me atë të Pitagorës. Në këtë kohë ata e kuptuan se ishin përdorur nga kisha. Ishte koha kur templarët kishin përfshirë në gjirin e tyre edhe mbretër, princër, tregtarë, mësues, dijetarë, nëpunës etj. Pra me kalimin e viteve ata donin të kuptonin më mirë pse kishin ardhur në tokën e shenjtë. Në të njëjtën kohën ata ishin edhe të etur për dije që nuk mund të merreshin në perëndim e për të zbuluar të vërtetën.

Duke kërkuar t’i afroheshin sa më shumë burimit të së vërtetës (e ku mund ta gjenin më mirë të vërtetën se sa në tokën e shenjtë!!!), ata gjetën tekste të vjetra biblike apokrife. Këto ishin fakte historike që tregonin për jetën e Jezu Krishtit dhe mesazhin e tij. Besohet që ato të jenë shkruar nga historianë të kohës që i vunë vetes për detyrë dokumentimin e jetës së tij, por ato u hodhën poshtë nga teologët sepse ishin në kundërshtim me doktrinën e re që po lindte në ambientet e athershme të Vatikanit.

Ndërkohë Templarët kishin hyrë në kontakt edhe me hashashinët, një urdhër shumë mistik në ambientet arabe të kohës, – tregon se ç’mund të ketë ndodhur Shpëtim Hoxha piktor me profesion, por gjithashtu edhe një njohës i mirë i mistikës dhe i okultit,. Kur të dy këta urdhëra e kuptuan se thjesht ishin përdorur, vendosën të mos luftonin më me njëri – tjetrin.

Templarët kuptuan ekzistencën fizike të Jezusit, ata kuptuan se nuk bëhej fjalë për perëndi. Ai ishte një njeri si gjithë të tjerët. Ai zotëronte disa njohuri nga ESENËT gjë që e bënte të çmohej si mjeshtër, por këto aftësi mund t’i fitonte kushdo. Pra Templarët njohën figurën e vërtetë arketipe të Jezusit. Në fakt ka të ngjarë që ai të mos jetë kryqëzuar asnjëherë. Këtë gjë e shpjegon autori në një paragraf nga llibri në fjalë. Këtë gjë mundohen ta vërtetojnë edhe këta rreshta të shkëputur prej librit të cituar në fillim të këtij artikulli.

Ekzegjentët e kanë interpretuar frazën e famshme : “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”. Në gjuhën aramaike, shprehja “perëndia im” nuk përkon me Eli, por në të do të thotë Ilahi. Sipas studiuesve Jezusi po thërriste Heli, Perëndinë Diell (Heb. Eli, gr. Ηλί, lat. Heli), por do të jetë më praktike sikur të supozonim se Jezusi po thërriste babanë e tij zotin Diell. Në fakt, Jezusi ishte duke thirrur Jozefin, i cili kishte të njëjtin epitet me babanë e tij Aleksandër, dmth Helios ose Eli.

Por, Jozefi nuk e kishte braktisur të birin e tij (JEZUSIN) ai thjesht kishte shkuar për të kërkuar lirimin e tij te Pilati, i cili kishte rënë dakord për lirimin e tij. Menjëherë atë e çuan në një varr që ishte blerë kohët e fundit për Arimatean për ta lënë të kalonte natën në paqe, e mbështollën me një çarçaf të lagur lëngun e Aloe Verras dhe të Mirrës në mënyrë që të dezinfektonin plagët e marra gjatë rrahjes me kamxhik.

Më pas, duke kuptuar dhe zbuluar gjithë këto të vërteta, ata filluan të mos u binden më Papës. Ishte një kohë kur ata kishin krijuar dy armiqësi shumë të mëdha. E para ishte ajo me Papën për shkak të mosbindjes ndaj tij. E dyta ishte ajo me mbretin e Francës Filipin e Bukur apo siç njihet ndryshe edhe Filipi i IV. Mbreti Filipi nuk kishte ndonjë shkak të veçantë, arsyeja e vetme ishin borxhet që ai u kishte marrë atyre e që nuk donte t’i shlyente më.

Duhet thënë se si pasojë e paqes me arabët dhe sigurisë për karvanet tregtare të cilat paguheshin apo e ndonjë pjesëmarrje në ndonjë luftë, pasi ata në thelb mbetën mercenarë dhe e vetmja gjë që dinin të bënin ishte të luftonin, ata u bënë shumë të pasur. Me kohë pastaj ata u shndërruan në bankierët e parë dhe filluan të jepnin borxhe me fajde dhe të bëheshin edhe më të pasur.

Papa Klementi V nga frika se mos i ikte nga dora pushteti karrizmatik dhe nën presionin e mbretit Filip që ishte i zhytur në borxhe tek ta, vendosën ta zhduknin këtë urdhër. Ata i përndoqën dhe i vranë të gjithë Templarët. I fundit Templar ishte Zhak Dë Molje, ai u dogj në turrën e druve.

Templarët kanë meritën e madhe se filluan t’i dekodifikonin e më pas t’i kodifikonin sërish dijet me të cilat ato ranë në kontakt në Tokën e Shenjtë. Ata i kodifikuan ato me simbole për ta patur më të lehtë t’i shpërndanin nëpër Evropë. Simbolet rafiguronin në formë arketipe mesazhet e mjeshtrave mistik. Jezusi psh, ishte një mit i arketipizuar i diturive të Gjon Pagëzorit. Për tu kthyer tek pyetja jonë: A ka gjurmë Templare në Shqipëri? Sigurisht që ka. Shqipëria nuk mund të ngelte jashtë influencës së tyre. Në Apoloni psh, është një kishë e shekullit të XI. E bukura e kësaj kishe janë forma e dritareve që simbolizojnë lulen e jetës ose merkaban. Me siguri kjo është një kishë e ndërtuar nga templarët. Templarët ishin shumë mistik.

Mer-ka-ba, arkitekti i kësaj kishe, dritaret i shikonte si një tynel për lartësimin e shpirtit. Por në të njëjtën kohë kemi dhe disa figura në formën e sfinksave në hyrje të kishës që ndalonin këtë lartësim. Ata simbolizojnë rojtarët e kishës që pengonin si hyrjen ashtu edhe daljen. Kjo nënkupton, – vazhdon më tej shpjegimin e tij Shpëtimi – që ndriçimi dhe lartësimi i shpirtit ishte dhe është një proces që nuk ka kthim, ti hap një derë e cila të shkëput në mënyrë figurative nga botëkuptimi që ke pasur deri më tani.

Po në Apoloni është gjetur një kryq templar me lulen e jetës ose merkabah si basoreliev në tre anët. Koka dhe krahët simbolizojnë të dyja emisferat e trurit ose anën racionale dhe atë intuitive. Shpëtimi të thotë: “Nuk kam parë asnjë kryq të ngjashëm në të gjitha vendet që kam vizituar. Është një kryq templar që materializon edhe gjeometrinë e shenjtë. Për më tepër aty jepen 4 dimensionet e çdo qënie në aspektin shpirtëror: gjatësia, thellësia gjerësia dhe koha.”

Kryqi në thelb nuk është gjë tjetër veç një kub i shpalosur, lulet e jetës në të simbolizojnë gjenezën e gjithçkaje. Dhe kjo shpjegohet me momentin që në një kub të errët futet drita. Gjëja e parë që ndodh aty është shpërthimi i jetës.

Një gjurmë tjetër templare gjendet edhe në Durrës, e cila nuk është gjë tjetër veç një ylli me 5 cepa. Për templarët ylli ka një simbolikë tejet të veçantë – të thotë më tej Shpëtimi. Domethënia e yllit është sa e thellë aq dhe e thjeshtë ata thoshin se çdo njeri në tokë është një yll lart në qiell, ose ka yllin e vet në qiell.

Thuhet se ky urdhër u zhduk por në fakt ai kurrë nuk u zhduk pasi shumë prej tyre (TEMPLARËVE) ia dolën të shpëtojnë duke përdorur forma nga më të ndryshmet. Rasti I Skënderbeut është tipik. Ai njihet edhe si atleti i krishtit apo edhe si templari i fundit, i cili me ndihmën e papës së asaj kohe donte të organizonte kryqëzatën e fundit për ta shpëtuar të gjithë Evropën nga një e keqe e madhe për kohën, Perandoria Osmane. Por në momentin që Papa Kalisti III duhej të vinte vetë për të bekuar nisjen e kalorësve nga Brindizi atë e helmojnë dhe kjo kryqëzatë nuk u nis kurrë drejt Stambollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here