SHPËRNDAJE

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, deri tani i kujdesshëm në paraqitjet e tij dhe i mirëpritur si ‘miku i madh i Serbisë’ më në fund i doli para dikush që e kritikoi, Rada Trajkovic që nuk po përmbahet në kritikat ndaj pushtetit të Vucic, e shënjestroi Rusinë, qendrën e tyre ‘humanitare’, transmeton Gazeta Metro.

Kharchenko është pritur krahëhapur në Serbi, me të gjitha dyert hapur në të gjitha zyrat e duhura e të rëndësishme, u trumbetua arritja e tij shumë para se të zbriste për ti dorëzuar kredencialet.

Ambasadori rus u quajt nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ‘miku i madh i Serbisë’, njohës i mirë i rrethanave të Ballkanit, gati se nuk e shpallën shpëtimtar. Reputacionin me siguri e meriton Kharchenko pasi udhëhiqte me departament kyç për politikat e Kremlin ndaj Ballkanit.

Vetëm zëri i kritikës mungonte në Serbi ndaj Rusisë, e ngrit nga Kosova, Rada Trajkovic e prishi festën në Serbi dje kishte shkruar në rrjetin social në Twitter se “Shikoni, ne në Prishtinë aq ju gëzuam Rusëve në qershor të 1999, e si kaluam? Sa serb janë në Prishtinë sot? ”.

Aleksandr Botsan Kharchenko, nuk duroi sot këtë ‘sulm’ e me kujdes diplomati me përvojë u përgjigj me sfidë Trajkovicit “Këto komente për përzënien e serbëve nga Prishtina? Ejani, nëse keni guxim e qartë thoni të vërtetën se kush është fajtor për vuajtjet e popullit serb në Kosovë e Metohi”, shkroi në Twitter ambasadori rus.

Ai shtoi se disa ‘politikanë’ me deklarata e tyre rusofobë ofendojnë vetveten por edhe përulin popullin e tyre.

Ai ishte më i ashpër e i papërmbajtur kur u ngacmua rreth ‘Qendrës Humanitare’ ruse në Nish nga Trajkovic, duke thënë se spekulimi me atë qendër budallallëku më i përgjegjshëm e shtoi: Puna e qendrës është shumë e rëndësishme ejani e shikoni për vete./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here