SHPËRNDAJE

Gjatë Presidencës së të shoqit, Barack Obama, Michelle ka qenë një prej figurave më të komentuara në SHBA dhe më gjerë.

Ajo nuk ishte një Zonjë e Parë kukull, por kishte role dhe funksione të rëndësishme në qeveri.

Michelle mori famë dhe njerëzit nisën ta donin e ta admironin, si për sjelljen e saj, edhe për mbështetjen që i jepte bashkëshortit.

Herë pas here është përfolur dhe janë shtruar pyetjet nëse ajo do të jetë kandidate për Presidencën e SHBA-ve në zgjedhjet e ardhshme.

Për këtë çështje delikate është shprehur vetë Michelle.

Ajo ka thënë se ka “zero shance” që të kandidojë, teksa ka shtuar se ka shumë mënyrë për të ndikuar në përmirësimin e Amerikës.

E pyetur nga gazetarja 12 vjeçareë Hilde Lysiak, Obama ka thënë se të qëndrojë pas tavolinës nuk është punë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here