SHPËRNDAJE

Dikur i thurte poezi dhe lajka. Pas dorëheqjes dhe ftesës së speciales ndaj Ramush Haradinaj poeti, aktori dhe rapsodi Çun Lajçi hidhërohet keq në të, pasi ndihet i tradhtuar nga ky i fundit për punën e Demarkacionit, transmeton Gazeta Metro.

Lajçi si poet që është i ka kushtua një poezi ish-kryministrit Haradinajt dhe idhullit të tij, nga i cili po ndihet i tradhtuar për Çakorrin, duke i përmendur Haradinajt ftesën nga Gjykata Speciale, dhe duke i thënë se ajo ftesë i erdhi pikërisht nga ata që ai i dha të drejtën e dialogut.

“Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!
Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte”, thotë Lajç në vargjet e tij.

Ai gjithashtu, në poezinë “Mos vajtoni si për Enver H”, i ka thënë atij që vet pushteti i tij e dërgoi në Hagë, për çka sipas Lajçit duhet të pikëllohet, duke i kujtuar se ai nga atje është kthyer pa therrë në këmbë.

Këto janë vargjet e Lajçit për Ramush Haradinajn:

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!
Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!
Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!
( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)
Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!
Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!
Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!
Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!
Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes!
Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!
Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa!
Por s’di a vjen edhe Çuni, se er!dha dy herë, por m’shkoi Çakorri! Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!/gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here