SHPËRNDAJE

Presidenti Trump shkroi se zgjedhja e tij për drejtor të departamentit, Kongresmeni John Rattcliffe nga Texas ka vendosur të tërhiqet, presidenti amerikan e përmendi trajtimin e padrejtë të mediave, transmeton Gazeta Metro.

Sot në rrjetin social Twitter, si rëndom, presidenti amerikan shkroi se John Rattcliffe ka vendosur të mbetet në Kongresin amerikan si përfaqësues nga Teksas.

Pyetjet rreth përvojës së tij në komunitetin e sigurisë e kanë ndjekur këto pesë ditë kongresmenin teksan, që nga shpallja e  përzgjedhjes nga Presidenti Trump për të shërbyer në kabinetin e tij.

Presidenti Trump nuk e theksoi se cilat apo çfarë raportesh ishin ato të mediave që ishin të padrejta por vetëm shkroi se më mirë të mos përjetosh muaj shpifjesh nga mediat ‘e dobëta’.

Presidenti Trump njoftoi se së shpejti do të emëroj kandidatin për këtë post të rëndësishëm.

Kongresmeni Rattcliffe ishte mbrojtës i madh i Presidentit Trump dhe ishte aktiv në seancën dëgjimore ndaj Hetuesit Special Robert Mueller, ku pyetjet e tij ishin mjaft domethënëse.

Ratcliffe ka lidhje të ngushta dhe shumë të forta me komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe të gjitha çështjeve shqiptar në Ballkan./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here