SHPËRNDAJE

Filipi, i ati i Aleksandërit, ishte biri i Amintasit maqedonas, por nëna e tij, Euridikja, ishte një ilire. Ndoshta në periudhën e mëvonshme të jetës, nën ndikimin helenizues të oborrit mbretëror maqedonas, ajo mësoi të lexonte e të shkruante greqisht, me qëllim që tu jepte fëmijëve të saj një edukim më të ngritur, por nga gjaku ajo ishte një e huaj [“barbare”] e pastër, bijë e princit ilir, Irras.

Si pasojë e kësaj, babai i Aleksandërit ishte gjysmëbarbar. Nëna e tij, Olimpia, të cilën Filipi e mori si gruan e tij të ligjshme në vitin 357, ishte e bija e Neoptolemit, mbretit të molosëve, dinastia e të cilit e kishte rrënjën që nga djali i Akilit dhe për këtë arsye shikohej si greke, edhe pse vetë molosët, një fis në Epir, duket se kanë qenë barbarë dhe nga sa duket kishin lidhje me ilirët.

Në vitin 356, Olimpia, e cila ishte rreth njëzetvjeçare, solli në jetë Aleksandërin dhe vitin e mëpasshëm motrën e tij, Kleopatrën; dhe, nuk pati më asgjë tjetër nga kjo martesë.

Pra, Aleksandri nuk ishte një maqedonas i pastër, por kishte një rremb gjaku barbar në venat e tij.

____________________________________
Titulli: Alexander the Great (Alexander der Grosse)wp-1489327210137-640x932

Autori: Ulrich Wilcken

Përkthyer nga gjermanishtja: G. C. Richards

Botues: Pickle Partners Publishing, 2016 (Originally published in 1932)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here