SHPËRNDAJE

Asnjë veturë tjetër në botë nuk është më e blinduar dhe më e sigurtë se limuzina e Presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.

E pagëzuar me emrin “Bisha”, për përmasat e saj, ‘Cadillac’ presidenciale është një makinë e blinduar me sisteme mbrojtjeje dhe komunikimi nga më të sofistikuarat.

Mbulesa e trashë prej 8 inç e prodhuar nga një çelik i veçantë, alumin, titan dhe qeramikë për mbrojtje nga çdo sulm vdekjeprurës. Kjo nuk është vetëm një, por një duzinë me Cadillac-ë për shkak të elementëve. Kjo vetur është e aftë të ju rezistojë shpërthimeve me bombë, atyre mesatare dhe të vogla.

Besohet se kjo veturë ka një motor shumë të fuqishëm V8, ndërsa çmimi i saj arrin vlerën e 1.5 milionë dollarë. Në bagazh mbahen armë shtesë dhe një kit mjekësor me qese gjaku të tipit të Presidentit. Njëlloj si avioni presidencial “Air Force One”, “Bisha” është vazhdimisht në lidhje me një furgon të posaçëm që e ndjek nga pas dhe që ia dërgon sinjalet një sateliti ushtarak. Në pjesën e pasme të rehatshme, është pothuajse si një zyrë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ka gjithmonë një celular që ka një linjë të sigurt dhe gjithmonë i lidhur me qendrat operative të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Për më shumë shikoni videon, ku tregon me çfarë sistemi është e pajisur kjo veturë. /gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here