SHPËRNDAJE

“Maqedonia e Bashkuar” një subjekt prorus në Maqedoninë e Veriut i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov që menjëherë të dëboj ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj për sic thuhet ndërhyrjen e ashpër në punët e brendshme të shtetit.

“Ambasadori i Kosovës në një deklaratë televizive hapur zyrtarisht i coi porosi të fortë Maqedonisë nëse vjen tek ekstradimi i shtetasit të saj në Serbi. Procedura për ekstradim është kompetencë e gjykatave të vendit, ndërsa përzierja në punët e brendshme dhe mosrespektimi i detyrës së tij është në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike”, thuhet ndër të tjera nga kjo parti, e cila është kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe pro lidhjeve me Rusinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here