SHPËRNDAJE

Fotoja e një vajze 17-vjeçare ruse, e cila shfaqet e ulur para policisë duke lexuar disa prej neneve të Kushtetutës për të drejtat e njeriut është bërë virale në rrjet prej disa ditësh.

Olga Misik u ul para policëve dhe lexoi nenin 31 të Kushtetutës, i cili parashikon lirinë e mbledhjes, nenin 29 për lirinë e fjalës si dhe nenin 3, i cili parashikon që pushteti është i popullit.

Pas kësaj ajo është prangosur. E reja është arrestuar vetëm sepse lexoi para policisë.

Vajza ka treguar se donte t’i argumentonte policisë se këto janë në të vërtet rregullat e shtetit.

Më tej Olga ka thënë:

Nëna ime shqetësohet për aktivitetin tim kundër qeverisë, ajo beson në propagandën që ata bëjnë në televizion. Edhe im atë është mbështetës i madh i Putin. Ai vijon të më thotë: ‘Ti nuk ke jetuar në kaosin e viteve ’90.’’

Prej disa ditësh në Moskë kanë nisur protestat kundër qeverisjes së Vladimir Putin.

Një pjesë e liderëve të opozitës janë arrestuar vetëm se kanë dalë të protestojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here