SHPËRNDAJE

Numri i veturave që bartin targa KS, para atyre RKS, po rritet me të madhe. Shqiptarët më shumë po i duan të parat, transmeton Gazeta Metro.

Ani se ato nuk janë tabelat zyrtare të Republikës së Kosovës, vetëm nga viti i kaluar deri më tani Ministria e Punëve të Brendshme ka vënë në qarkullim rreth 10 mijë të tilla.

Këtë e konfirmoi zëvendësministri në largim i këtij dikasteri qeveritar Izmi Zeka.

Ai tha se arsyet më të shpeshta që shoferët marrin targat KS janë biznesore dhe familjare.

Sipas tij, me lëshimin e tyre po mbrojnë interesat e qytetarëve për të shmangur pagesat nga hyrjet në Serbi./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here