SHPËRNDAJE

Futbollisti i Nottingham Forestit, Matty Cash, thotë se bashkëlojtari i tij Aro Muriç është ‘portier fantastik’ pavarësisht debutimit të dobët.

Muriç ishte fajtor te goli i parë i West Bromit në humbjen 2:1 të shtunën, para se të gabonte edhe te goli i dytë nga distanca.

Golashënuesi i Forest në këtë ndeshje, Cash nuk ka dyshim se portieri i Manchester Cityt do të ketë sukses të madh në “City Ground”.

është portier fantastic dhe të gjithë bëjnë gabime. Ai është lojtar i mrekullueshëm, i cili vjen nga një top-klub. Ai nuk do të ishte këtu nëse nuk do të ishte top-lojtar”, u shpreh fillimisht Cash.

“Muriç është një prurje e madhe për klubin dhe jam i bindur se ai do të bëj mirë, përfundimisht”, vlerësoi futbollisti i Forest.

“Humbja ishte zhgënjyese, por ne duhet të mësojmë nga gabimet e bëra”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here