SHPËRNDAJE

Fshati Giethoorn njihet si “Venecia hollandeze” sepse është i arritshëm vetëm me anije.

Ky fshat është ideal për ata që ëndërrojnë një jetë më të qetë. Ai daton që nga Mesjeta dhe ka kanale ujore në vend të rrugëve.

E veçanta tjetër është se fshati është krijuar nga refugjatë muslimanë nga Mesdheu, të cilët emigruan aty, në Hollandën e sotme, rreth vitit 1230.

Fshati është i vendosur në zonën e Overijssel dhe turistët mund të shijojnë shtëpi që janë qindra e qindra vjet të vjetra. Ata gjithashtu mund të bëjnë shëtitje me varkë.

Ky fshat i “përrallave hollandeze” me 176 ura druri, kanale të ngushta, shtëpi historike, gjelbërim dhe lule të ndryshme, vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë nga e gjithë bota.

Fshati ka rreth 2.600 njerëz që janë aty për të treguar të gjitha bukuritë e vendit ku jetojnë.

Në fshat nuk ka automjete por këmbësorë, si dhe disa çiklistë mund të shihen pranë varkave.

Po të shohësh me vëmendje elementët e natyrës aty, ka shumë ngjashmëri me Syrin e Kaltër në jug të Shqipëri.

Madje ky i fundit mund të përbëjë dhe një avantazh për vetë mrekullinë e unikalitetin që ofron. Por në raport me këtë është një katastrofë e mosmenaxhimit.

Syri i Kaltër mund të ishte një oaz fantastik për një fshat turistik, me vila, parqe, rrugë biçikletash e xhiro me varka, por që në realitet pasqyron, edhe simbolikisht, paaftësinë shqiptare për të shfrytëzuar si duhet pasuritë që i ka dhënë Zoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here