SHPËRNDAJE

Vendi i cili shkon në Bashkimin Evropian, nuk duhet të pranojë armatim nga Moska, ka thënë zëvendëspresidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik Demond Wilson me rastin e dërgimit të tankeve ruse për Serbinë.

I pyetur se a po dërgon Serbia sinjale Perëndimit me këtë dhe si e sheh furnizimin me armë, Wilson ka thënë se kjo është e dëmshme dhe e papërgjegjshme dhe se kjo është përpjekje që të dobësohet normalizimi.

“Rruga e Serbisë në BE është përmes normalizimin të marrëdhënieve me Kosovën, e jo nëpërmes të armatimit rus, jo nëpërmes të armatimit nga Moska. Derisa marrëdhëniet me Kosovën janë çështje hapur, do të shohim përpjekjet e Rusisë, do të shohim lojërat e Serbisë, gjithë këto marrëdhënie kontroverse”, ka thënë Wilson.

Ai ka vlerësuar se vendimet momentale mund të dëmtojnë vet qëllimet e Serbisë.

“Vendi i cili shkon kah BE, nuk pranon armatim nga Moska, kjo nuk është e pranueshme”, ka theksuar Wilson, dhe ka shtuar se e kupton se Rusia është në krahë të Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Wilson gjithashtu ka theksuar se aspak nuk i pëlqen situata mediatike në Serbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here