SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Gusht 2019

“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 7 dhjetorit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e vërtetë të gjendjes së rëndë shëndetësore asokohe të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Sëmundja e Ahmet Zogut mund të jetë shkaktuar nga një tentativë helmimi

Londër, 6 dhjetor.

— Mësojmë nga Beogradi se sëmundja (fillimisht është folur për tuberkulozin pulmonar dhe kancerin e laringut në shtypin francez) e mbretit Ahmet Zogu, gjendja shëndetësore e të cilit vetëm sa po përkeqësohet, nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë helmimi e kryer ndaj tij.

Që nga fillimi i mungesës (sëmundjes) së tij, mbreti konsumon vetëm ushqimet e përgatitura posaçërisht dhe me kujdes nga nëna e tij, e cila ia shërben vetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here