SHPËRNDAJE

Vijon nga pjesa e parë

Shkruan: Aristotel MICI

-Është i egër dhe nuk pranon anjeri t’i hipi lartë, – ia preu shkurt i ati..

– Ma lini një hërë mua, – u ndje djaloshi, – shikoni po nuk ia hipa!

Të gjithë vunë buzën në gas duke shprehur çudi dhe mosbesim. Po Aleksandri ish i sigurt për çfarë do të bënte dhe se si do të manovronte.

Sa ia dhanë kalin ai iu drejtua atij me fjalë të ëmbëla dhe dashamirësi, pastaj i vuri dorën tek kapistra e kokës,i kapi frerin afër gojës, dhe e ktheu kalin kundruall diellit, në atë mënyurë që Buqefali të mos ta shihte dot hijen e vetë. E bëri këtë se e kish kuptuar që Buqefali i trembej hijes së tij.

Duke e përkëdhelur nga qafa dhe jelet e gjata, daloshi gjeti rastin dhe ia hipi kalit lartë.Pastaj, nga dalë zuri vend mbi shalë, futi këmbët në yzengji, dhe ashtu butësisht i dha shenjë kalit që të nisej. Duke i tundur frerët dhe kapistrën, Buqefali brenda minutës mori vrull si shigjetë.Pas pak kohe Aleksandri u kthye fitimtar gjithë ngazëllim, atje tek po e prisnin me brohoritje kalorësit e oborrit. Atë çast,i ati i doli para dhei tha me krenari:

“O biri im, shiko andej sa të arrin syri për një mbretëri sa më të madhe, sepse Maqedonia është shumë e vogël për ty.”

Pra, qysh adoleshent, Aleksandri, falë dhe tutorit trainer, qe më se i përgatitur ushtarakisht për moshën. Ai pati rastin në beteja reale të demonstronte formimin e tij si komandant i aftë. Po ndërsa si luftëtar Aleksandri mbante marrëdhënie të pëlqyeshme me të atin, në jetën familiare ai qe ftohur me me të. Duke u rritur, Aleksandri kish vënë re se babai i tij vazhdonte një jetë të lirë dhe të padenjë duke u përzjerë në aventura erotike me femra të ndryshme. Dhe kulmi i acarimit, at e bir,do të arrinte në momentin më dramatik, kur Filipi II, i ati, do të binte në dashuri me Kleopatra Euridike, mbesa e gjeneralit të vet, Attalus. Në këtë kohë ai u nda, pra u divorcua me Olimpinë, me nënën e Aleksandrit.

Nga kjo martesë e Filipit të Dytë pozicioni i trashëgimisë së Aleksandrit për fronin u bë i pasigurt, sepse cdo djalë i lindur nga Cleopatra Euridike, do të isht një msaqdonas i plotë për trashëgimin e fronit, kurse vetë Aleksandri do të ish një gjysmë maqedonasi.

Për këtë arsye, i konfliktuar me të atin, ai iku nga Maqedonia tok me të ëmëm, Olimpinë. Dhe me ndihmën e saj, shkon në Epirus, në Molossias, tek njerëzit e nënës së tij. Pastaj vete edhe në Iliria, ku u trajtua si mik nga i pari i vendit. Prej andej, pas gjashtë muash, vendosi të kthehej në Maqedoni, ku me ndërmjetsinë e një miku të ngushtë, u gjend një rrugë pajtimi në familjen mbretërore.

Ndër kohë, në verën e vitit 336, i ndodhur në darkën e një dasme, Filipi i Dytë do të gjente vdekjen, i vrarë nga komandanti i rojeve të tij. Pikërisht ne këtë moment, kur Aleksandri do të mbushte 20 vjetë, do të emërohej mbret i Maqedonisë nga mbarë fisnikëria ushtarake dhe ajo qytetare.

Tani detyra kryesore e mbretit të ri ish të luftonte kundër Persisë dhe të grumbullonte pasuri nga vendet e Lindjes. Mbasi stabilizoi situatën brenda vendit, sidomos midis shteteve e fiseve greke, ku kish vendosur hegjemoninë, në vitin 334 u nis me ushtrinë e vet për në Azi. Pa shumë vështirësi ai i mundi persianët që në betejën e parë në brigjet e lumit Granik. Pastaj u fut në Azinë e Vogël, ku nënshtronte njerin pas tjetrit shtetet e atyre territoreve, duke u dhënë edhe premtimin se do t’i çlironte krejtësisht nga sundimi Persian.

Ende shumë i ri, ai dukej se ish një vizionar i madh. Kudo që shkonte me ushtrinë e vet Aleksandri vendoste demokracinë, themelonte qytete të rinj, ngrinte theatro, gjimnaze, hapte rrugë dhe nxiste tregëtinë midis vendeve. Për të gjitha këto akte progresive ai u quajt nga popujt Aleksandri i Madh.

Kur kish pushtuar gjithë Azinë e Vogël, Aleksandri u hodh në zonat e Sirisë. Atje në betejën e Issos, ushtria persiane pësoi disfatën e dytë. Dari i Persisë shpëtoi kokën në ikje e sipër, duke e lënë familjen e tij mbretërore dhe tërë ngarkesat e pasura në mëshirë të fatit. Familja dhe pasuria e Darit ranë në dorë të Aleksandrit. Pas fitores së Issos, ai do të pushtonte edhe kryeqendrën e Fenikisë, Tyrin.

Ndër kohë Dari përpiqej të merrej vesh me Aleksandrin me rrugë paqësore dhe si shperblim për familjen e vet i dhuronte Aleksandrit Azinë e Vogël, i propozonte të paguante një shumë të madhe parshë dhe i jepte për grua njerën nga vajzat e tij. Po Aleksandri nuk pranoi këto propozime. Ai kërkonte dorëzimin pa kushte të mbretit Persian.

Po në qoftë se nuk pranoi të bënte martesë me vajzën e Darit të Persisë, Aleksandri, që nga dita në ditë po bëhej më shumë hero legjendar, nuk ishte aspak indifferent me bukuritë femrore të vajzave aziatiko-iraniane. Pikërisht kur nuk pranoi të lidhej me të bijën e Darit, ai pati rastin të shikonte nje bukuri trallisëse, që i mori mendjen me shikimin e parë. Ishte e bija e Oxyartes, i cili ish kryetari i fisit Baktria , që qe rebeluar ndaj tij. Ajo vajze, magjiplote si zanë, quhej Roxana. Siç shkruan A. Burn, professor në Universitetin e Glasgowt: Alexandri, duke e parë atë, ra thellë në dashuri, mbase për herë të parë në jetën e tij ( Alexander seeing her, fell deeply in love, perhaps for the first time in his life). Po ai nuk deshte ta merrte ate si skllave, pra, duke shkelur rregullat e vendit…kështu ai deshte edhe pëlqimin e prindërve. Ndër kohë, i ati i Roksanës vjen dhe dorëzohet tek shtabi i Alexandrit. Pas pak kohe Aleksandri dhe Roksana bënë martesën, sipas ceremonisë iraniane, ku riti kryesor ishte që të hanin së bashku një kulaç me miell gruri, të prerë nga dhëndërri. Aleksandri, impulsive nga ana e vet, e zgjeroi simbolikën e ceremonisë, duke e prerë kulaçin me shpatën e tij.

Ndërkaq luftimet e Aleksandrit vazhdonin, ai sulej fitimtar nga një betejë në tjetrën. Pas Fenikisë, ai do të pushtonte me lehtësi Palestinën dhe Egjiptin. Është për t’u theksuar se në vendet që pushtonte Aleksandri nuk i prishte sistemet tradicionale të qeverisjeve; nuk i preku as tempujt; prandaj hierarkët fetarë të Egjiptit e shpallën Aleksandrin si birin e Amonit, Perëndi e Diellit.

Lidhur me këtë anë të kultit të tij të hyjnizuar, le të kujtojmë edhe një mendim të At Shtjefën Gjeçovit, i cili në një nga hulumtimet e veta theksonte se “Aleksandri i Madh, me qënëse mbahej si i biri i Zeusit me brirë sqapi, (i identifiuar si Perëndi e diellit, Amonit Egjyptian), kishte prerë edhe disa monedha me helmetë me brirë sqapi”. Ndër kohë, kulti i Aleksandrit përmesë prerjes së parasë do të shfaqej edhe në trevat Ilire; siç pohojnë arkeologët, “nga qyteti i Durrësit e i Apolonisë kemi monedha të prera me fytyrën e Aleksandrit të Madh”.

vijon në pjesën e tretë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here