SHPËRNDAJE

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka bërë me dije se ai nuk i ishte bashkuar Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e shtatorit pasi që ndiente se nuk mund t’i ndihmonte skuadrës dhe se i duhej pushim për t’u kthyer në formën më të mirë të tij.“Nuk u ndjeva i aftë ta ndihmoja kombëtaren në muajin shtator. Në konsultim me drejtuesit e Kombëtares hoqa dorë nga ftesa për t’u përqendruar te klubi. Doja të kthehesha në nivelin maksimal për të mundur t’i ndihmoj shokët e kombëtares. Më duhej pushim”, ka deklaruar Shaqiri, i cili do të mungojë edhe në ndeshjet e tetorit, këtë herë për shkak të lëndimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here