SHPËRNDAJE

Albin Kurti, ka njoftuar për takimin e sotëm me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku ka thënë se përmbajtja e dialogut me Serbinë është më e rëndësishme se sa afatet, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ka thënë se në takim ka falënderuar Richard Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, për Kosovën në kohë lufte dhe paqeje.

“Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka takuar gjatë ditës edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe disa nga liderët politikë/gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here