SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me të Dërguarin e Posaçëm i Presidentit Amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkroi se ishte falënderues ndaj SHBA’së e Ambasadorit Amerikan Grenell, dhe Presidentit Amerikan Donald Trump. Presidenti Thaçi u përkujdes të tregoj se është në pajtueshmëri me nismën e diplomacisë amerikane, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti Thaçi shkroi se takoi Ambasadorin e SHBA’së në Berlin, Richard Grenell, dhe theksoi se SHBA’të dhe Kosova kanë nevojë të përfundoj konflikti ballkanik me një marrëveshje dhe përpjekjet duhen të përshpejtohen.

“E takova Ambasadorin Richard Grenell sot. Bisedova për sukseset e Kosovës si demokraci e re dhe nevojën për të lëvizur shpejt para dhe të mbyllet kapitulli i konfliktit në Ballkan, duke arritur marrëveshjen e paqes. Jam falënderues ndaj SHBA’së dhe angazhimit personal të tij si i dërguar i Presidentit Donald Trump”.

Sot gjatë ditës Presidenti Thaçi u veçua nga Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Philip Kosnett kur shkroi për takimin dhe përkushtimin e SHBA’ve dhe të Dërguarit të Posaçëm, Richard Grenell për zgjidhjen.

Presidenti Thaçi u kujdes që postimi i tij në rrjetin social Twitter të përmendej dhe të vërehej nga Presidenti Amerikan, Donald Trump./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here