“Trajtimi me plazmën e pacientëve që janë shëruar nga koronavirusi është diçka serioze, që duhet diskutuar pa ironi”, tha për Tgcom24 Giuseppe De Donno, kreu i Departamentit të Pneumologjisë së Spitalit “Carlo Poma” në Mantova.

Komentet e tij vijnë në mesin e polemikave që ka ngjallur ky protokoll, i kontestuar pjesërisht nga komuniteti shkencor. “Ne me plazmën kemi ndihmuar persona të sëmurë rëndë, kemi gjithsej 48 individë të shpëtuar prej saj”, shprehet mjeku i cili ka bërë sidoqoftë thirrje për kujdes.

“Ka pasur përmirësime të ndjeshme klinike, megjithatë ne po presim botimin e studimit, por ndërkohë po na mbërrijnë telefonata nga e gjithë bota”, shton ai. De Donno thekson së kanë propozuar një protokoll, sipas të cilit pacientët e shëruar bëhen dhurues vullnetarë të gjakut dhe plazma e tyre ruhet.

Në fund të prillit, trajtime me plazmën e gjakut kundër koronavirusit filloi dhe Maqedonia Veriore, ku gjithashtu dhurimi i gjakut bëhet në bazë vullnetare. Në botë, bilanci i vdekjeve nga Covid 19 kapërceu 250 mijë. Në Spanjë, 70% e rasteve të reja të infektimit, janë regjistruar në mesin e personelit mjekësor.