Fjala deri më sot është përcaktuar si huazim turk. E kanë dhe gjuhë të tjera si persishtja, greqishtja, skr., bullg., rus., pol., çek., lit., fr., etj.

Kurrkund nuk gjejmë një motivim etimologjik për këtë fjalë. Por “mendimtarët e mëdhenj” si Miklosich TE I 279, Meyer EW 447, Weigand Wört 94, Rrota Fj. 9, Skok ER I 321, Ndreca 121, Çabeji SE III 114, Dizdari Fj. 168 e Topalli FEGS 338 kanë vendosur ta pranojnë si turke dhe kaq. Por e vërteta e fjalës ndodhet brenda fjalës dhe i nxjerr huq “mendimtarët”.

Mjafton që në fjalën ÇIBUK të bëjmë rotacionin e buzoreve b:p (si te baba : papa) e ta lexojmë sëprapi dhe marrim: ÇIBUK = ÇIPUK <=> KUPIÇ = KUPIQ =KUP’PIQ = KUPë ku PIQet (digjet) duhani. Kalimi q:ç ndodh rëndom në shqip si te fjala [loçka], që në Kosovë e artikulojnë me /q/ (loqka). Fjala pozon edhe KUP Q PI = KUPë Që PI = KUP Ç PI = KUP PI Ç = KUPPIÇ = KUPIÇ dhe lexuar sëprapi jep ÇIPUK = ÇIBUK. Nëse marrim pozimin e parë KUP-PIQ, do na duhet me shpjegu foljen PIQ, me PJEK. Dihet se procesi i PJEKjes së diçkaje bëhet me anë të nxehjes së saj me i largu ujin (pjek mishin) dhe kështu PJEK = BJEK = B’uJ’EK= me Ba uJ hEK = me ba hjek ujin me nxehje. Kalimi pjek : pjeq -> piq është i njohur.

Përfundimisht, fjala [çibuk] motivohet etimologjikisht prej shqipes dhe mu për këtë arsye ajo tregon se i takon shqipes si e vetmja që e njeh kodin logjik të formimit të kësaj fjale.