Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të madhe në histori të saj. Kosova tanimë renditet në pozitën e 114-të, nga pozita e 119-të që ishte në renditjen e kaluar.

Kjo ngritje e “Dardanëve” prej 5 pozitash vjen pas një forme të shkëlqyer në të cilën janë duke kaluar djelmoshat e Challandes. Kosova para kësaj rendite fitoi dy ndeshjet e muajit tetor, atë ndaj Gjibraltarit si dhe ndaj Mali të Zi, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2020.