Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian u përball me sulmin më thumbues në historinë 68-vjeçare të ekzistencës, jo nga mbështetësit e Brexit por nga homologu i tyre në Gjermani. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se programi i BE’së për blerjen e obligacioneve nga Banka Qendrore Europiane ishte ‘objektivisht arbitrar’ dhe se ‘nuk është më i justifikueshëm’ është një sfidë e drejtpërdrejtë e superioritetit të gjykatësve europianë

Në vendimin e shumëpritur rreth programit Quantitative Easing (QE)të Bankës Qendrore Europiane (BQE) Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe akuzoi Gjykatën e Drejtësisë së BE’së se ka tejkaluar kompetencat e veta kur ka mbështetur politikat kontroverse të Bankës Qendrore Europiane.

% Gjykata gjermane njoftoi se gjykatësit e BE’së me vendimin e dhjetorit të vitit 2018 se QE ishte në përputhje me rregullat e BE’së ishte “objektivisht arbitrar” dhe nuk është më “metodologjikisht i justifikueshëm” . Ata i dhanë afat prej tre muajsh që BQE’ja të përmirësoj të metat në këtë masë.

“Kjo është një deklaratë lufte ndaj gjykatës europiane dhe do të ketë pasoja” tha Joachim Wieland, profesor në Universitetin e shkencave administrative, që e sheh si një sfidë relae marrëdhënien mes gjykatës së BE’së dhe tribunaleve kombëtare kushtetuese. Sipas tij kjo është një thirrje për shtetet që thjeshtë të injorojnë vendimet të cilat nuk ju pëlqejnë.

Vendimi është sfidë e drejtpërdrejtë e superioritet të gjykatësve europianë, vendimet e të cilëve janë obliguese në bllokun 27 anëtarësh. Gjykata gjermane tha se kjo nuk mund të aplikohet në raste ekstreme kur tribunali i BE’së dështon të kryej detyrat e veta.

Ky konflikt tani vjen pas gjykata europiane po shkëmbente goditje me qeverinë polakerreth reformave të sistemit ligjor në Poloni. Kjo gjykatë gjatë ishte kontestuar gjatë nga mbështetësit e Brexit, që edhe e fituan referendumin e largimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Tribunali i BE’së nuk komenton vendimet e gjykatave kombëtare, tha Juan-Carlos Gonzales, kreu i shërbimit për media i gjykatës./