Rita Ora është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare. Por së fundmi në Serbi disa postera të këngëtares janë hequr.

Mësohet se posterat e Rita Orës janë hequr pasi kjo e fundit është cilësuar si mbrojtësja e ish-“kriminelëve” të UÇK-së.

Media serbe dhe “Informer” ka shkruar:

Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në billbordat e kryeqytetit!”

Në posterat që janë hequr Rira Ora shfaqet duke promovuar një markë perëndimore. Por nga media serbe ajo është cilësuar si një mbështetëse e flaktë për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Në qendër të Beogradit ishin vendosur 27 postera, por të gjitha janë hequr, pasi media serbe e ka cilësuar këngëtaren si një provokatore.

Kurse nga Rita Ora ende s’ka pasur një reagim.