Talenti i ri shqiptar, Armando Dobra, ka thënë se do e refuzonte edhe ftesën nga Anglia, pasi që dëshiron të luajë vetëm me Kombëtaren e Shqipërisë,

Armando Dobra vlerësohet si një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë dhe këtë sezon ka bërë debutimin me skuadrën e njohur angleze, Ipswich Town.

Në një intervistë për ‘Fan Zone’, Dobra ka treguar se me origjinë është nga Burreli, por i lindur në Londër. Mes tjerash, ai tha se dëshiron të luajë vetëm për Shqipërinë dhe se do e refuzonte edhe një ftesë eventuale nga Anglia.

“Jo, sepse unë dua të luaj për Shqipërinë. Jam shumë i bindur për zgjidhjen time dhe pres të bëhem pjesë e kuqezinjve” – ishte përgjigja e 19 vjeçarit kur u pyet se a do e pranonte një ftesë nga ‘Tre Luanët’.

Tutje, sulmuesi i krahut tha se shkaku i përhapjes së koronavirusit nuk ka arritur që të luajë me Kombëtaren U23 të Shqipërisë.

“Kishit edhe një ftesë nga Shqipëria U21 për ndeshjet e marsit? Po, është e vërtetë, por për shkak të koronës nuk u luajtën ato ndeshje. Ishte një hap tjetër për mua, grumbullimi te Shpresat dhe u ndjeva krenar, por do më duhet të pres për një tjetër kohë”.