Të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të përfshihen pa simbole kombëtare, është bërë e ditur në Bruksel.

Vendimi i tillë për të mos shfaqur simbole shtetëror vjen për shkak të pjesëmarrjes së Spanjës në samit, shtet i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në takime të nivelit të lartë.

Brukseli deklaron se organizimi i video-konferencës për Ballkanin Perëndimor “ngriti çështjen e neutralitetit ndaj statusit të Kosovës” dhe u “zgjidh me kujdes” duke kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit të përdorin “sfond të ngjashëm” për të parandaluar “simbolet shtetërore nga ndërlikimi i mirëmbajtjes së video- konferencës”.
I pyetur nga media për pjesëmarrjen e kryeministrit spanjoll Josep Borrell në një konferencë ku do të jetë i pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një zyrtar i BE-së tha se të gjithë liderët e ftuar kanë konfirmuar praninë e tyre.

Ai shtoi se udhëheqësit e katër shteteve anëtare të cilët nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, gjithashtu do të marrin pjesë në konferencë.

“Kjo tregon një angazhim të fortë të BE për Ballkanin Perëndimor dhe është një sinjal i mirë,” tha zyrtari i BE-së.