Ka nisur me tensione dita e sotme në fshatin Bularat ku po mbahet mesha përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas. Media shqiptare dhe gazetarët shqiptarë nuk kanë qenë aspak të mirëpritur nga familjarët e të ndjerit.
Ata, madje, nuk kanë nguruar të dalin edhe jashtë kishës e t’u kërkojnë gazetarëve të largohen.
Burri tha:
Ikni zhdukuni. Nuk ju duam ne.. ju nuk na doni. Ikni qërrohuni këtej”.
Pyetjes përse gazetarët grekë ishin lejuar të hyjnë ai u përgjigj:
Ato i do familja. Ju nuk ju do”.
Ndërkohë një banor i fshatit Bularat duke folur në greqisht tha:
Nuk keni të drejtë të na filmoni, ju jeni turq nuk jeni shqiptarë”.